Komunat veriore të Kosovës shkojnë në zgjedhje të jashtëzakonshme

Komunat veriore të Kosovës shkojnë në zgjedhje të jashtëzakonshme

Aktuale April 08, 2019 - 14:13
DETAJET

Komunat me shumicë serbe në veri të vendit, shumë shpejt do të shkojnë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Burime të Gazetës Blic, konfirmojnë se tanimë shumë shpejt pritet që të caktohet edhe data e mbajtjes së tyre.

Sipas të njëjtave burime, tanimë kanë filluar edhe diskutimet për caktimin e datës së saktë kur pritet të mbahen ato.

Teksa tanimë gjithcka ka mbetur që të vendos presidenti i vendit, Hashim Thaci.

LEXO EDHE: Haxhiu: Nuk i kemi numrat për rrëzimin e Qeverisë

Ndryshe, që nga 27 nëntori i vitit të kaluar, Mitrovica Veriore, Zubin-Potoku, Leposaviqi dhe Zveçani, janë pa kryetarë komunash.

Kjo pasi që ata dhanë dorëheqje si revoltë ndaj vendosjes së taksës prej 100 përqind nga qeveria Haradinaj, për produktet serbe