Kadri Veseli pranon peticionin për shfuqizimin e Ligjit për Lojërat e Fatit

Kadri Veseli pranon peticionin për shfuqizimin e Ligjit për Lojërat e Fatit

Aktuale March 26, 2019 - 10:16
Lexo Detajet

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ia ka dorëzuar kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit, peticionin që kërkon shfuqizimin e Ligjit për Lojërat e Fatit.

Iniciativa për këtë peticion u mor pas rasteve të vrasjeve që ndodhën në dy kazino, njëra në Suharekë dhe më pas edhe në Lipjan.

I pari i Suharekës kishte bërë të ditur të dielën se në këtë peticion janë mbledhur 11 mijë nënshkrime nga qytetarët.

“Këtë të drejtë kushtetuese e kërkuan qytetarët dhe bashkërisht me subjektet politike, u organizuam që kjo të realizohet si reagim qytetar, ndaj ngjarjeve tragjike që ndodhën në komunën tonë”, kishte shkruar ai në Facebook.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka njoftuar se në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë do të shfuqizohet ligji ekzistues për lojërat e fatit.

Në ndërkohë, Kuvendi i Kosovës ka miratuar të premten rezolutën e iniciuar nga opozita lidhur me lojërat e fatit.