AAK: Taksa do të vazhdojë derisa të vijë garancia për njohje

AAK: Taksa do të vazhdojë derisa të vijë garancia për njohje

Aktuale March 25, 2019 - 10:00
Lexoni detajet

Ambasadori i SHBA-së dhe ai i Britanisë së Madhe në Prishtinë gjatë javës së kaluar kanë kërkuar vazhdimisht të luftohet korrupsioni, nepotizmi, por asnjë fjalë nuk e kanë thënë për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe. Për shkak të zhvillimeve politike në Serbi dhe në BE, ku pritet të mbahen zgjedhjet në maj të këtij viti, vlerësohet se çështja e taksës po lihet në plan të dytë, shkruan sot gazeta "Zëri".

Nënkryetarja e AAK-së Teuta Haxhiu për "Zërin" ka thënë se tashmë është dëshmuar që taksa ka qenë vendim i drejtë dhe se është vendosur për shkak të interesit të vendit.

LEXO EDHE: Kërkohet luftë ndaj korrupsionit, taksa në plan të dytë

“Konsideroj se u dëshmua që ky vendim i Qeverisë është vendim i drejtë. Nuk u vendos pse ne kishim dëshirë, por për shkak se neve na ishte imponuar. Taksa është një qëndrim i paluhatur i kryeministrit Haradinaj, të cilin e kanë fuqizuar qytetarët, pasi çdo ditë e më shumë kërkojnë që taksa të mos hiqet”, ka deklaruar ajo.  

Sipas Haxhiut, Kosova duhet ta shohë interesin e saj dhe të mos e heqë taksën derisa nuk jepet një garanci nga ndërkombëtarët për njohjen e Kosovës nga Serbia. Por për një gjë të tillë, sipas saj, është tejet me rëndësi që të ketë një qëndrim unik mes spektrit politik në Kosovë./ZERI