Në OKB dorëzohet peticioni për gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë

Në OKB dorëzohet peticioni për gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë

Aktuale March 15, 2019 - 21:26
Lexoni detajet

Edita Tahiri, ish-kryenegociatore e Kosovës në bisedimet me Serbinë, ka dorëzuar në OKB peticionin e qytetarëve të Kosovës, përmes së cilit kërkohet drejtësi ndërkombëtare për gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë.

Në selinë e OKB’së, ajo është takuar me përfaqësuesen speciale të sekretarit gjeneral të OKB’së për çështjen e viktimave të dhunës seksuale gjatë konflikteve, Pamila Pratten.

Në cilësinë e kryetares së Lobit Rajonal të Grave të Evropës Juglindore, Tahiri e ka dorëzuar peticionin e nënshkruar në vitin 2014 nga qytetarët e Kosovës, në mënyrë që i njëjti të arrijë te sekretari gjeneral, Antonio Gueterres.

“Jam shume e lumtur qe arritëm ta dorëzojmë peticionin e qytetareve te Kosovës ne OKB drejtuar Sekretarit Gjeneral Antonio Guterres për te kërkuar drejtësi ndërkombëtare për gratë e dhunuara gjate luftës ne Kosove. Ne emrin tim si kryetare e Bordit Drejtues te Grave për Peticionin (BDGP) dhe anëtareve te Bordit falënderojmë gjithë qytetaret, qe nënshkruan masovikisht ketë peticion ane e mban Kosovës në vitin 2014, falënderojmë Qeverinë e atëhershme te Kosovës në nivelin qendror dhe lokal dhe donatoret qe e bënë të mundur realizimin e këtij misioni historik në mbështetje të grave viktima të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Ajo tha se do të vazhdojnë punën derisa të arrihet drejtësi për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.