Gjithçka gati në Prishtinë për shënimin e 11-vjetorit të Pavarësisë

Aktuale February 16, 2019 - 23:39
Lexo Detajet

Kosova nesër feston 11 vite që nga shpallja e pavarësisë.

Saktësisht më 17 shkurt të 2008-tës, në Kuvendin e Kosovës ishte lexuar deklarata e pavarësisë.

Shteti më i ri në Evropë është njohur nga më shumë se 110 vende në mbarë botën.

E për të shënuar këtë datë historike, në kryeqytetin e Kosovës janë përgatitur një numër i madh aktivitetesh.

Përveq koncertit që do të mbahet në orët e mbrëmjes, është planifikuar edhe parakalimi i FSK-së.

FSK do të parakalojë nesër për herë të parë si ushtri.

Lajmi.net iu sjell disa fotografi në përgatitja në kryeqytet për ditën e pavarësisë.

Image

Image

Image