Zeka thotë se Limaj, Ahmeti e Paciolli kanë qëllim që ta 'djegin' Haradinajn

Aktuale February 15, 2019 - 23:31
Lexo detajet!

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, ka folur për taksen dhe punën që po behën në Qeverinë e Kosovës. Ai ka thënë se njerëzit e qeverisë janë duke punuar kundër kryeministër. Zeka thënë se Limaj, Ahmeti e Paciolli kanë qëllime që ta “djegin” Haradinajn.

 Zeka në DPT te Fidani, në T7, ka treguar se edhe disa këshilltar të kryeministrit punojnë kundër tij.

 “ Hashim Thaçi në restorante të ndryshme takohet me Limajn, Ahmetin, Paciollin e Gashin. Këto takime behën pa pranin e kryeministër Ramush Haradinaj. Pra, të gjithë këtë që i përmend janë që hiqet taksa. Kjo tregon se Thaçi dhe këtë të tjerët po punojnë kundër Haradinajt”, ka thënë Zeka.

Ai ka thënë se këtë liderë ndryshe flasin me Haradinajn e ndryshe me Thaçin.

Deputeti i Nismës thotë se këtë persona bëjnë politik për interesa të veta.

“ Këta po duan ta qojnë deri në avullim. Deri në eleminin e tij politikë. Pra, këtë e kanë testuar damarin e tij të sinqertë, dhe me këtë pu luajnë”.