George Bush i shkruan letër ambasadores Çitaku

Aktuale February 13, 2019 - 21:20
Lexo detajet!

Ish-presidenti i SHBA-së, George W. Bush, i ka dërguar një letër falenderuese ambasadorës së Kosovës në SHBA, Vlora Çitakut.

Bush në letër është shprehur falenderues ndaj Çitakut për kujtimin për presidentin tashmë të ndjerë, George H.W Bush.

‘Faleminderit për letrën tuaj. Familja Bush është falenderuese ndaj kujtimit tuaj për babain tonë’, ka shkruar ish-presidenti në letër.

Ndërsa, ambasadorja Çitaku e ka falenderur familjen Bush, që e mbajnë Kosovën gjithmonë në kujtimet e tyre.

“Ju gjithmonë do të keni një vend special në zemrat e popullit të Kosovës. Lidhja jonë është si asnjë tjetër, dhe do të zgjasë gjithmonë”, ka shkruajtur Çitaku.

Letra e plotë:

Faleminderit për letrën tuaj. Familja Bush është falenderuese ndaj kujtimit tuaj për babain tonë.

George H.W. Bush ka qenë një burrë i mrekullueshëm, një baba shumë i mirë, dhe një president i mirë. Ai na tregoi se si të shfrytëzojmë çdo minutë të ditës dhe t’i shërbejmë një kauze më të madhe se vetja. Për ne, ai ka qenë më i shëndritshëm se një mijë pika të dritës.

Në e falenderojmë Zotin për George H.W. Bush dhe për të gjithë ata që u lutën për të dhe për ne. Sinqerisht. George w. Bush

Image