Pas letrës nga Washingtoni, ky është qëndrimi i PDK-së, për taksën

Aktuale February 12, 2019 - 20:20
Lexo detajet!

Krerët e Shtetit kanë marrë sot një letër nga Zëvendës asistent i Sekretarit të Shtetit Amerikan, Matthew Palmer.

Letra zyrtare e publikuar në media thekson qartë së taksa e vendosur nga Kosova për Serbinë dhe Bosnjën i ka dëmtuar marrëdhëniet Kosove SHBA, shkruan GazetaBlic.

Në letrën që Palmer i ka nisur presidentit Hashim Thaçi, kryeministrit Ramush Haradinaj dhe krye parlamentarit Kadri Veseli, thuhet se SHBA ka vendosur të stopojë bashkëpunimin në fushën e sigurisë, si kundërpërgjigje ndaj mos heqjes së taksës.

Qeveria e Kosovës ende nuk ka dalur me një qëndrim zyrtar rreth letrës amerikane.

Por nga Partia Demokratike e Kosovës insistojnë në idenë e Kadri Veselit, duke kërkuar pezullim 120 ditor të taksës shkruan GazetaBlic.

Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi i ka thënë Gazetës se PDK, vazhdon të mbështesë propozimin që ka dhënë Kadri Veseli për këtë çështje.

Qëndrimi i kryetarit Kadri Veseli është shprehur shumë qartë dhe për këtë ka propozuar edhe dokumentin e detajuar, të cilin besoj e keni parë.” ka thënë Krasniqi në një prononcim për Gazetën Blic.

Veseli para disa ditësh ka propozuar një pezullim të taksës në 120 ditë, dhe pastaj sipas tij nëse nuk shohin reflektim nga Serbia, taksa do të kthehej sërish.

Dokumenti parasheh kushtet për pezullimin e taksës, masat gjatë periudhës së pezullimit, si dhe rikthimin e taksës 100 % dhe reciprocitetin e plotë me Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën.