Haziri e pranon se PDK'ja i ka ofruar post

Aktuale February 07, 2019 - 23:42
Lexo Detajet

Nënkryetari i LDK’së Lutfi Haziri ka folur edhe njëherë rreth ofertës që i ka bërë PDK’ja për hyrjen në qeverinë e Kosovës. Haziri ka thënë se oferta e PDK’së ishte zyrtare, por sipas tij nuk është folur për poste konkrete.

“Natyrisht. Nuk ka qenë ofertë e kuluareve dhe as e vendeve jozyrtare. Ka qenë ofertë zyrtare por LDK’ja s’është e atyre ofertave. Marrëveshja më e gjerë politike që nënkupton që partitë në Kuvend duhet të jenë pjesë e tavolinës që do të fliste për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”.

Haziri ka thënë se PDK ka synime vetëm për t’i arritur qëllimet e veta.

“Për me i mbërri qëllimet e veta PDK’ja ka treguar se nuk zgjedh mjete dhe pozicione. PDK’së ia ka punuar pas shpine për 48 orë. Ne i kemi bërë të qarta pozicionet e tona. LDK është unike”.

Haziri është pyetur edhe se a iu ka ofruar PDK’ja postin e kryeministrit?

“Nuk është folur për çështje pozitash. Është folur për ndryshim të formulës qeverisëse”, ka thënë Haziri.