PDK’ja përmbyll zgjedhjet në nëndegën e dytë në Rahovec

Aktuale February 03, 2019 - 22:07
Lexo Detajet

Partia Demokratike e Kosovës ka përmbyllur zgjedhjet në nëndegën e dytë në Rahovec, ka bërë të ditur zëvendëskryeministri dhe zëvendëskryetari i kësaj partie, Enver Hoxhaj.

“Sot bashkë me kryetarin e degës së PDK-së në Rahovec, Idriz Vehapi, përmbyllëm zgjedhjet në nëndegën e dytë të PDK-së në këtë komunë. Një ndër degët më entuziaste të Partisë Demokratike në Rahovec që është angazhuar vazhdimisht për sjelljen e investimeve në projekte konkrete nga qeveria qendrore”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook, përcjell zeri.info.