Haziri-Haradinajt: Shumë shpejt ka me t’lanë n’lloç shefi i PAN’it

Aktuale January 28, 2019 - 22:32
Lexo Detajet

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se kryeministri, Ramush Haradinaj po braktiset nga i pari i PDK-së Kadri Veseli.

Haziri ka theksuar se për një gjë të tillë, ai e kishte paralajmëruar me kohë, të parin e AAK-së.

Përmes një shkrimi në Facebook, Haziri i ka thënë Haradinajt se ‘shefi i PAN-it shumë shpejtë do ta lë në lloç’.

Postimi i plotë:

Kryeminister, t’kam pas paralajmëru që me ata që rrënojne ura nuk mundet me pasë sukses bashkëpunimi.

Qysh po shihet, shumë shpejt ka me t’lanë n’lloç shefi i PAN’it, edhe atë natën, qysh din veç ai.

Edhe ashtu kjo Qeveri po kushtëzohet nga 22 parti, që veç po e dijmë të gjithë.

Por, kushtrimi nga PSD është postë e porositur dhe vështirë e lexueshme… Shefi i PAN’it në kundërshti të letrës tuaj, ka premtu suspendim 4 mujor, edhe atë pa e pyetur Enver Hoxhajn fare. Katundi që shihet, nuk do kallauz.