Tahiri: Rama, lojë djallëzore me Cakajn për ndarjen e Kosovës

Aktuale January 24, 2019 - 21:22
Lexoni detajet

Ish-ministrja e Qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri, ka komentuar ndryshimet në diplomacinë shqiptare. Ajo ka thënë se ideja e ndryshimit të kufijve është e gabuar dhe Edi Rama nuk duhet të bëhet pjesë e lojërave djallëzore.

“Kandidimi i këtij personi nga z. Rama ishte djallëzor. Nuk është problemi të individi, por te qëndrimet e Z. Rama. Ideja e ndryshimit të kufijve është rrezikshme për gjithë shqiptarët”,- tha Tahiri për ABC News.

LEXO EDHE: Hahn tregon se çka i propozoi Thaçit dhe Vuçiqit

Ajo shtoi se “Edi Rama duhet të shprehtë qartë kundër ndryshimit të kufijve. Nuk janë shqiptarët ata që duhet të japin toka për të krijuar Serbinë e Madhe”.