Kodi Civil i Kosovës drejt finalizimit

Aktuale January 24, 2019 - 11:32
Lexo tjera detaje

Sot i është dhënë ‘drita e gjelbër’ Kodit Civil të Kosovës i cili është finalizuar dhe shumë shpejt do të dërgohet në Kuvendin e Kosovës për votim raporton “Zeri.info”.

Në konferencën e sotme “Rruga drejt një Kodi Civil modern të Kosovës, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, tha se me të marrë mandatin e ministrit prioritet ka pasur finalizimin e këtij projekti.

"Kodi civil ka qenë dhe është një prej prioriteteve të mëdha, po ashtu është dokumenti më i rëndësishëm pas Kushtetutës. Gjatë periudhës së hartimit të këtij kodi kemi përcjell trendet bashkëkohore të së drejtës civile. I kemi kushtuar rëndësi edhe traditës së popullit tonë. Ne i kemi kushtuar vëmendje aspiratave tona në Bashkimin Evropian. Të gjitha këto na kanë udhëhequr në punën për draftin e kodit civil", tha ai.  

Ndërkohë Shefja e Zyrës së BE, Nataliya Apostolova, po ashtu pjesëmarrje në këtë aktivitet theksoi se ky kod do të jetë i qasshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës. 

“Është shumë me rëndësi se produkti që po e prezantojmë sot nuk është një produkt i përfunduar, ne po e dorëzojmë një draft qeverisë që të bëjë komentet. Realisht ky është një hap tjetër dhe do t’iu bëja ftesë që të merrni pjesë të gjithë. Kodi që e kemi sot është për secilin prej jush. Drafti është prodhuar në gjuhën shqipe. Projekti i ka përgatitur edhe një memorandum shpjegues se si do të përdoret ky kod. Prej sot është qeveria që ta përfundojë kodin civil", ka thënë ndër të tjera ajo/ZERI

Image

Image