PSD-ja kërkon të merren parasysh sugjerimet e amerikanëve për taksën

Aktuale January 22, 2019 - 14:33
Lexo Detajet

Partia Socialdemokrate vlerëson se duhet të merren seriozisht sugjerimet e amerikanëve për taksën, duke trajtuar shkaqet dhe arsyet që e kanë nxitur vendosjen e saj.

Zëdhënësja Natyra Kuqi në një deklaratë për gazetën “Zëri”, ka thënë se kjo taksë ishte kundërpërgjigjje ndaj lobimit agresiv të serbëve ndaj Kosovës dhe se duhet të merren parasysh seriozisht sugjerimet e amerikanëve, përcjell zeri.info.

“Taksa është vendosur si rezultat i politikës agresive të Serbisë kundër Republikës së Kosovës, sidomos në arenën ndërkombëtare. Ky agresivitet po vazhdon edhe sot me dinamikë të shtuar. Partia Socialdemokrate vlerëson se duhet marrë seriozisht sugjerimet e SHBA-së, duke trajtuar shkaqet dhe arsyet që e kanë nxitur vendosjen e taksës. E ajo është mbi të gjitha fushata agresive e Serbisë kundër Kosovës, e cila nuk është në frymën e dialogut dhe në funksion të normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë ajo./Zëri/