Thaçi: Në dialog do të përfshihet Lugina dhe jo veriu i Kosovës

Aktuale January 21, 2019 - 15:50
Lexoni më shumë lajme nga vendi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se në marrëveshjen përfundimtare do të flitet për Luginën e Preshevës por jo edhe për Veriun e Kosovës. Presidenti tha se dëshiron ti demantojë të gjitha thashethemet se Veriu do të diskutohet në bisedimet me BE-në në këmbim të Luginës. Ai u shpreh se një gjë e tillë nuk qëndron dhe se Pjesa veriore është dhe mbetet e Kosovës, raporton “Zëri.info”.

LEXO EDHE: Thaçi: Nëse më fton Gjykata Speciale do t`i përgjigjem

“Në marrëveshjen përfundimtare do të ketë përfshirje të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Por Dua të theksoj dhe Gazivoda edhe Veriu edhe Trepça janë dhe do të mbeten të Kosovës. Të ndalen këto thashetheme të ekzagjeruara dhe të panevojshme”, tha presidenti Thaçi./ZËRI