Zyrtare: SBAShK-u nuk e ndërpret grevën

Aktuale January 20, 2019 - 21:32
Lexoni detajet

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBASHK), do të vazhdojë grevën deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

Gjatë ditës së sotme, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka takuar kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, nga i cili ka kërkuar që të ndërpritet greva dhe i ka treguar ofertën që Qeveria e Kosovës ka bërë për mësimdhënësit, raporton lajmi.net.

20 milionë euro buxhet në vit premtoi kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj për mësimdhënësit mirëpo, kjo ofertë nga ana e SBASHK-ut po shihet e ulët.

Përmes një njoftimi për media SBASHK zyrtarisht ka bërë të ditur se greva në arsim do të vazhdojë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre, raporton më tutje lajmi.net.

Në këtë njoftim bëhet e ditur po ashtu se oferta e qeverisë së Kosovës është vetëm 10 për qind e ngritjes së koeficientit dhe jo 30 siç po kërkojnë nga SBASHK.

LEXO EDHE: Haradinaj u rrit pagën mësimdhënësve

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:

Te nderuar anëtar të SBASHK-ut dhe punonjës të te gjitha institucioneve arsimore ju informojmë se  Sonte në orët e vona të mbrëmjes ( në ora 19 ) ne objektin e qeverisë Kryetari Jasharaj u takua me Kryeministrin Haradinaj dhe ministrin Bytyqi ku mori një ofertë në formë të shkruar  nga kryeministri Haradinaj  në të cilën ofertë kishte ngritje të koeficientit prej 0.2 vetëm për mësimdhënësit e arsimit parauniversitar (nga çerdhet e deri tek shkollat e mesme), që është rreth 10 % e ngritjes së koeficiontit.

Kjo ofertë nuk i plotëson kërkesat e SBASHK-ut, aq më shumë  pasi qe nuk janë  përfshirë punëtorët teknik , punëtorët administrativ si dhe i tërë sistemi universitar.

Ju njoftojmë se greva vazhdon edhe ditët ne vijmë më shpresën se dialogu do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave të anëtarësisë