Mustafa: Specialen na imponuan, edhe presidenti ishte kundër

Mustafa: Specialen na imponuan, edhe presidenti ishte kundër

Aktuale janar 18, 2019 - 23:03
Lexo tjera detaje

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se Gjykata Speciale i është imponuar Kosovës. Ai ka thënë se preson të madh ka pasur nga SHBA

Mustafa foli për kohën kur ai ishte kryeministër e kur Gjykata Speciale ishte votuar në Kuvendin e Kosovës.

Sipas tij ka pasur presion të madh nga Shtetet e Bashkuara që kjo gjë të pranohet nga Kosova, pasi përndryshe do të formohej në mënyrë të njëanshme me përkrahjen e Rusisë dhe Kinës. 

“Askush se ka bërë këtë me dëshirë, as deputetët që e kanë votuar, as themi tash presidenti i cili fajësohet tash”, deklaroi Mustafa. 

Ai ka shtuar edhe pse tani janë në pozita krejtësisht të kundërta me presidentin Hashim Thaçi, nuk mund ta fajësojë atë për atë kohë pasi është munduar shumë tek njerëzit me të cilët ata kanë diskutuar në atë kohë, ta mbrojë mendimin që të mos bëhet një gjykatë e tillë.