Sami Lushtaku ftohet nga Specialja në cilësinë e dëshmitarit dhe të akuzuarit

Aktuale January 17, 2019 - 12:24
Lexoni më shumë lajme nga vendi

Deputeti i PDK-së, njëherit edhe i biri i ish-komandantit Sami Lushtaku, Mergim Lushtaku, ka shprehur zhgënjimin lidhur me funksionalizimin e Gjykatës Speciale, përderisa krimet e Serbisë në Kosovë nuk janë duke u gjykuar.

Mërgimi, i cili e shoqëroi babain e tij në Hagë ku u intervistua nga Prokurori Special, deklaroi se Sami Lushtaku është ftuar nga Gjykata Speciale në cilësinë e dëshmitarit dhe të akuzuarit.

LEXO EDHE: Bëhet i 'gjallë' Thaçi: Jam në pushime dimërore

Sa i përket mbrojtjes së ish-komandantit të zonës së Drenicës, Lushtaku e cilësoi nder që avokati i babait të tij është Geoffrey Nice, i cili ishte prokuror në rastin e Slobodal Millosheviqit.

Mërgim Lushtaku në një intervistë për Klan Kosovën, tregoi edhe për rrethanat dhe diskutimet në lidhje me intervistimin e babait të tij.

Rrëfimin e plotë të tij mund ta ndiqni në videon më poshtë.