LDK: Serbia e meriton taksën

Aktuale January 14, 2019 - 14:39
Lexo detajet

I pari i LDK-së Isa Mustafa u pyet sot se nëse duhet të hiqet taksa ndaj Serbisë pas presioneve te ShBA-së, raporton “Zëri.info”.

Mustafa tha se nuk jep qëndrim për këtë sepse tash nuk është në qeveri porse Serbia gjithmonë e ka merituar atë taksë. Ai tha se kryeministri duhet të ulet dhe të mendojë çfarë të bëjë.

LEXO EDHE: A do të hiqet taksa pas ultimatumit të Amerikës, flet Haradinaj!

“Kur kam qenë kryeministër kam pasur më pak këshilltar tash kryeministri i ka 85 dhe mundet të ju thotë uluni dhe mendoni si të veprojmë për taksën. Serbia e meriton dhe e ka e merituar një masë të tillë .

Karshi kërkesës së ShBA-ve BE-së dhe Gjermanisë qeveria duhet ta merr përgjegjësinë dhe të merret vesh me ta. Ne nuk ju tregojmë çka të bëjmë ata se kanë diskutuar me ne kur e kanë vënë madje tash po shtyhen mes vete edhe për meritat”, ka thënë Mustafa. /ZERI