Vjen lajmi i befasishëm për Ushtrinë e Kosovës!

Aktuale January 11, 2019 - 21:06
Lexo tjera detaje

Procesi i transformimit të FSK-së në Ushtri po mbështetet me mjete financiare edhe nga afaristët vendorë.

Disa nga bizneset kosovare janë shprehur të gatshme që t’i ndajnë dy përqind të fitimit për mbrojtjen e shtetit.\

Formimi i ushtrisë në vazhdimësi u kundërshtua nga Serbia. Por, për këtë është deklaruar edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i cili paralajmëroi Kosovën se do të përballet me pasoja serioze nëse vazhdon me transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës.

Megjithatë, ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett deklaroi se transformimi është hap pozitiv, dhe se është e natyrshme që shteti i Kosovës, si vend sovran dhe i pavarur të ketë aftësi vetëmbrojtëse.