Thaçi thotë se taksën e vendosi Enver Hoxhaj e Kadri Veseli, jo Haradinaj

Thaçi thotë se taksën e vendosi Enver Hoxhaj e Kadri Veseli, jo Haradinaj

Aktuale janar 07, 2019 - 19:20
Lexo Detajet

Pasi i premtoi njeriut të Trumpit heqjen e taksës ndaj produkteve serbe, Hashim Thaçi ka vazhduar sërish me deklarata rreth kësaj teme.

Këtë herë, presidenti i vendit thotë se nuk ishte kryeministri Ramush Haradinaj ai i cili mori vendimin për taksën 100 për qind ndaj produkteve tjera.

Meritat ai ua lë anëtarëve të ish-partisë së tij.

“Vendimi për taksën është marrë nga Enver Hoxhaj, në koordinim me Kadri Veselin. Ndërsa Ramush Haradinaj dhe të tjerët e kanë votuar këtë vendim”, ka thënë ai në Klan Kosova.

Në një përgjigje me shkrim për The Washington Post, të premten, Thaçi tha se është “i gatshëm të shqyrtojë heqjen e tarifave nëse një rrugë e qartë për të vazhduar drejt arritjes së një Marrëveshjeje përfundimtare të Paqes me Serbinë është e hapur për Kosovën".

Kryeministri Ramush Haradinaj ka deklaruar më parë se taksa 100 për qind ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina do të hiqet kur shteti me presidentin aktual Aleksandar Vuçiqin do të njihte pavarësinë e Kosovës.