Haziri: Shefi i dialogut është Thaçi, Limaj e Ahmeti janë printues letrash

Aktuale December 24, 2018 - 23:11
Lexo detajet

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, ka deklaruar se Kosova nuk ka ekip negociator, por ekip mbështetës të presidentit Thaçi.

Në televizionin publik, ai tha se Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti do të jenë mbështetës teknikë të presidentit, duke printuar dokumente.

“Ata dy, pra Limaj e Ahmeti, do të njihen me katunde të reja e do bartin letra për Thaçin, do të nxjerrin statistika, do të nxjerrin harta mbi tavolinë, dhe nuk janë palë në bisedime”, deklaroi Haziri.

LEXO EDHE: Zbulohet data e takimit zyrtar në Bruksel të ekipit negociator

Sipas tij, Qeveria, por edhe PSD’ja, po bëjnë propagandë kur thonë se kanë ekip negociator, sepse siç tha ai, SHBA’ja dhe BE’ja e kanë bërë të qartë se Thaçi është palë në bisedimet Kosovë-Serbi.

Ai ka ripërsëritur se LDK’ja nuk bëhet pjesë e këtij dialogu pa pasur legjitimim në proces të ri elektoral.