Krasniqi: Seanca e jashtëzakonshme është thirrur për ta bllokuar iniciativën e Veselit

Aktuale December 24, 2018 - 14:49
Lexo detajet

Shefi Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi tha se është bërë trend që në vend të seancave të rregullta të mbahen seanca të jashtëzakonshme, të cilat po thirren nga opozita, raporton “Zeri.info”.

Krasniqi tha se Kuvendi tashmë e ka thënë fjalën e vet për çështjen e dialogut pasi e ka votuar edhe rezolutën për themelimin e delegacionit shtetëror për dialogun.

LEXO EDHE: Të mërkurën seanca e jashtëzakonshme për draftmarrëveshjen

"Kjo thirrje e seancës në kohën e njëjtë kur është thirrur takimin me delegacionin shtetëror është tentim për ta bllokuar atë iniciativë të Kryetarit te Kuvendit Kadri Veseli që synon të sjellë unitet për dialogun", deklaroi Krasniqi. /ZERI