Të mërkurën seanca e jashtëzakonshme për draftmarrëveshjen

Aktuale December 24, 2018 - 14:30
Lexo detajet

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu tha se seanca e jashtëzakonshme për draftmarrëveshjen për dialogun me Serbinë do të mbahet të mërkurën me fillim nga ora 10:00, raporton “Zëri.info”.

Ajo tha se ky draft i përgatitur nga Qeveria për nga përmbajtja është si të jetë shkruar nga dikush që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

 "Ky draft synon ta barazojë luftën çlirimtare të Kosovës me gjenocidin e Serbisë... gjithashtu me këtë draft Kosova do të merrte shumë obligime", tha Haxhiu.

Kjo seancë e jashtëzakonshme është thirru me kërkesën e 40 deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje./Zëri

Image