Limaj për vdekjen e Ashdown: Kosova humbi një mik të madh

Aktuale December 23, 2018 - 17:39
Lexo Detajet

Për vdekjen e diplomatit britanik Paddy Ashdown, i cili ishte edhe emisar në luftën e fundit në Kosovë dhe dëshmitar kundër Millosheviqit, ka reaguar edhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Limaj ka thënë se Kosova e ka humbur një mik të madh që do ta kujtojë përherë për rolin që e kishte në intervenimin e NATO-s dhe kauzës së kosovës për pavarësi, transmeton zeri.info.

Postimi i plotë:

 I dhimbshëm lajmi për vdekjen e diplomatit britanik, Paddy Ashdown, mikut të madh të Kosovës. Mbretëria e Bashkuar humbi një personalitet të rëndësishëm, ndërsa Kosova një mik të madh. Qytetarët e Kosovës do ta kujtojnë përherë për mbështetjen e madhe që i ka dhënë intervenimit të NATO-s në Kosovë si dhe kauzës sonë për pavarësi.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë popullit britanik!