Molliqaj për LVV-në: Falltarë të dobët

Aktuale December 23, 2018 - 15:01
Lexo detajet

Deputeti i Partisë Socialdemokrate Dardan Molliqaj e ka quajtur grupin e VV-së si falltarë të dobët, pas akuzave nga këta të fundit se PSD-ja ka shkuar në prehrin e PDK-së, transmeton “zëri.info”.

Molliqaj ka shkruar se VV-së i`u është ndalur ora qysh nga koha kur deputetët tanimë të PSD-së janë larguar nga kjo parti.

Ky është postimi i plotë i Molliqajt:

Fillimisht, grupi i falltorëve të dobët thanë se ne u larguam sepse ishim spiun të Stanishiqit.

Pastaj thanë se ne u larguam sepse na kishin blerë Devollët.

Më vonë thanë se arsyeja e largimit tonë ishte ndikimi i ambasadeve ndërkombëtare.

Dikur thanë se ne u larguam për ta votuar demarkacionin me Malin e Zi.

Pastaj "zbuluan" se ne u larguam për shkak se ishim të interesuar për tu futur në Qeveri.

Pak më vonë thanë se në fakt arsyeja e largimit tonë qenka falja e tokave Serbisë.

E sot e paskan "zbuluar" se kemi dalur për të përfunduar në prehër të PDK-së.

Kushedi se cfarë zbulime e parashikime do të dalin tash e tutje nga grupi i falltorëve të dobët. Por, ajo që dihet është që kësaj partie iu ka ndalur ora qysh kur ne jemi larguar nga aty. Vazhdimisht thonë se jemi pak aktivistë, të vegjël e të parëndësishëm, por vihen shumë në siklet nëse kalon vetëm një ditë pa shpifur për neve.

E ne fatkeqësisht do t'i zhgënjejmë. Përveq se nuk do të futemi në këtë Qeveri, do të angazhohemi vazhdimisht që PDK-në ta largojmë nga pushteti pas kaq shumë vitesh keqqeverisje. Ju vazhdoni të qitni fall, se pavarësisht që parashikimet i keni të dobëta, ndoshta me kalimin e kohës përmirësoheni në këtë fushë :) /ZËRI