Veseli: Isa, Avdullahi e Albini me rol të 'shenjtë'

Aktuale December 23, 2018 - 11:34
Lexo detajet

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli në një shkrim të titulluar “Dialogu”, ka kritikuar opozitën për qëndrimet e tyre lidhur me dialogun, transmeton “Zëri.info”.

Ai ka kritikuar veçanërisht VV-në dhe LDK-në të cilët nuk kanë marrë pjesë në seancën për miratimin e ekipit negociator për dialogun me Serbinë.

“Seanca e jashtëzakonshme e thirrur prej tyre, në thelbin e saj, është vetëm një lojë teatrore e manipulimit me qytetarët, me një skenografi në të cilën koalicionit qeverisës i kanë ndarë rolin e “ndarësve të Kosovës”, ndërsa për vete ka ruajtur rolin e “shpëtimtarëve të saj”. Isa, Avdullahu, Albini, Glauku, kanë marrë “rolin e shenjtë” për të shpëtuar Kosovën nga presidenti, kryetari i kuvendit, kryeministri, z. Limaj, Z. Ahmeti etj”, ka shkruar Veseli.

Ky është shkrimi i plotë i tij:

Kadri Veseli: Dialogu

Gjatë vitit që po e lëmë pas, kemi humbur shumë kohë duke bërë me gisht drejt njëri tjetrit për problemet dhe çështjet që janë përgjegjësi e përbashkët e të gjithë spektrit politik.

I gjithë debati politik për fat të keq është mbizotëruar nga një garë absurde e etiketave negative.

Publiku dhe qytetarët, me të drejtë, janë ndjerë të lodhur nga spektakli i përditshëm i akuzave partiake dhe nga ndjesia se konsensusi politik është i pashpresë.

Kjo ndjesi duket se u hoq ditë më parë kur në Kuvendin e Kosovës, me një unanimitet të plotë, kaluam tri ligjet e transformimit të FSK-së në Ushtri të Kosovës.

Vendimmarrja për Ushtrinë është dëshmi se spektri politik kosovar ka gjithë forcën e duhur për t’i dhënë shans konsensusit të brendshëm për çështjet e interesit nacional, mjafton që të frenohen egot personale.

Në këtë frymë u ndërmor iniciativa parlamentare për Rezolutën e propozuar nga PSD, përmes të cilës u krijua delegacioni shtetëror, i cili do të përfaqësoj Kosovën në dialogun me Serbinë.

Delegacioni do të bashkëdrejtohet nga një përfaqësues i koalicionit qeverisës, një përfaqësuesi i PSD-së dhe është menduar të jetë gjithëpërfshirës, marrë parasysh traditën pozitive që kemi krijuar nga Rambujeja deri në Shpalljen e Pavarësisë.

PSD-së, si parti opozitare, arriti në fund të vendosë interesat nacionale mbi dëshirat e ngushta partiake.

Kam besuar se më në fund edhe dy partitë tjera opozitare, LDK-ja dhe Lëvizja Vetëvendosje, do të ecin në të njëjtin drejtim, duke menduar se janë pjekur të gjitha kushtet që të bëjmë atë për të cilën jemi zgjedhur : veprimin e përbashkët në të mirë të vendit.

Nisur nga kjo, për të mërkurën që vjen, kam ftuar në Kuvendin e Kosovës, në një takim të përbashkët, presidentin, kryeministrin, ekipin negociator, si dhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare nga partitë opozitare, ende të papërfaqësuara në ekipin negociator, LDK dhe VV, që të koordinohemi për dialogun.

Natyrisht për asnjë motiv tjetër, veç motivit për të ndihmuar kohezionin e brendshëm politik në raport me çështjet e dialogut me Serbinë dhe duke zgjedhur institucionin më të duhur për këtë qëllim- Kuvendin e Kosovës. Në Kuvendin e Kosovës, aty ku përfaqësohen të gjithë, sepse LDK dhe LVV askund nuk po arrijnë të marrin vendime.

Mbeta i pak i zhgënjyer, por jo i habitur, kur mora vesh se LDK dhe Vetëvendosje, si duket në kundër përgjigje të ftesës sime, kanë thirrur një seancë të jashtëzakonshme, po për të mërkurën e ardhshme.

Në këtë seancë, siç thuhet, do të debatohet për draft-marrëveshjen e propozuar nga Qeveria e Kosovës për dialogun me Serbinë.

LDK-ja kishte vepruar njëjtë edhe me rastin e ftesës që kisha bërë për tryezë të përbashkët të partive politike, këtu e tetë muaj më parë. E pata marrë me qetësi refuzimin e tyre për të qenë pjesë e platformës së përbashkët për dialog, duke besuar se gradualisht do të kuptojnë domosdoshmërinë për të qenë pjesë e saj. Nisur nga kjo, aso kohe, iu përgjigja pozitivisht ftesës së tyre për tryezë të partive politike, edhe pse dukej qartë se krejt çfarë synonin me to ishte balancimi opozitar i iniciativave, një synim ky krejtësisht komik dhe inatçor.

LDK nuk po arrin të vetëçlirohet nga politika e inatit dhe me këtë është duke i bërë dëm vendit dhe vetes, gjithsesi.

Iniciativa aktuale e saj dhe e VV për seancë të jashtëzakonshme është e drejtë e tyre, të cilën mund ta realizojnë sa herë që plotësojnë kushtet për thirrjen e saj.

Por çfarë do të arrihet me këtë seancë?

Nëse duan të vazhdojnë bojkotin dhe papërgjegjësinë, gjithsesi do ta arrijnë këtë!

Por a do ta ndalin Serbinë dhe ish zëdhënësin e Millosheviqit, presidentin aktual serb, të përfitojnë tek partnerët tanë perëndimor, me përparësinë në gatishmërinë e tyre për dialog?! Vështirë të thuhet po!

Një gjë dihet:  gjatë tre dekadave të kaluara, Serbia çdoherë që ka refuzuar dialogun me ne, çdo herë ka humbur! A mos duam tash ne të përsërisim gabimet e saj?

Nuk e di nëse opozita, veçanërisht LDK-ja, sa është duke e kuptuar çfarë dëmi po i shkakton vendit!

Seanca e jashtëzakonshme e thirrur prej tyre, në thelbin e saj, është vetëm një lojë teatrore e manipulimit me qytetarët, me një skenografi në të cilën koalicionit qeverisës i kanë ndarë rolin e “ndarësve të Kosovës”, ndërsa për vete ka ruajtur rolin e “shpëtimtarëve të saj”. Isa, Avdullahu, Albini, Glauku, kanë marrë “rolin e shenjtë” për të shpëtuar Kosovën nga presidenti, kryetari i kuvendit, kryeministri, z. Limaj, Z. Ahmeti etj.

Kush e beson këtë farsë politike opozitare?

Këtë imoralitet politik?, do të thoshin ata që kërkojnë respektimin e një kodi etik në politikë.

As vetë LDK dhe VV nuk e besojnë, por qëllimin e kanë që të manipulojnë qytetarët për llogari meskine partiake. Pra, që me anë të kësaj seance, në përfundim të këtij viti, të bëjnë edhe pak propagandë partiake për veten.

Patjetër që kjo dëshirë do t’u plotësohet, por ky plotësim do t’u kthehet bumerang nga qytetarët, sepse partitë të cilat, në vend të përgjegjësisë shtetërore, zgjedhin propagand