BE-ja kritikon vendet që kanë liberalizim të vizave

BE-ja kritikon vendet që kanë liberalizim të vizave

Aktuale dhjetor 19, 2018 - 14:34
Lexo detajet!

Bashkimi Evropian u ka kërkuar vendeve të Ballkanit Perendimor dhe atyre të partneritetit lindor, që gëzojnë liberalizimin e vizave në zonën Shengen, të ndërmarrin masa të mëtejshme për të trajtuar migracionin e parregullt.

BE-ja i kërkoi Gjeorgjisë të bëjë më shumë për të parandaluar aplikimet e pabazuara për azil si dhe Ukrainës të rritë luftën kundër korrupsionit. Gjithashtu zyrtarët e BE-së, kanë thënë se migrimi i parregullt nga Serbia dhe Bosnje dhe Hercegovina mbetet i lartë.

Vendet e Ballkanit Perëndimor morën liberalizimin e vizave në 2009-10, pasuar nga Moldavia në 2014 dhe Gjeorgji dhe Ukrainë në vitin 2017. Qytetarët e Kosovës ende nuk kanë regjim pa viza, pavarësisht një raporti pozitiv nga Komisioni Evropian më parë këtë vit. Disa vende anëtare të BE-së, ngurrojnë t'i japin ndonjë përfitim Prishtinës para zgjedhjeve të Parlamentit Europian në maj 2019, kanë thënë për Radion Evropa e Lirë, në kushte anonimiteti zyrtarët dhe diplomatët e BE-së.