Kusari- Lila: Taksa ndaj Serbisë mos të pezullohet!

Aktuale December 17, 2018 - 20:16
Lexo Detajet

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari- Lila ka komentuar takimin e përfaqësuesve të Kosovës në Bruksel me BE-në.

Nga ana e saj, Kusari-Lila ka thënë se taksa 100% ndaj mallrave serbe nuk duhet të pezullohet dhe se nuk do të kishte rëndësi njohja e Serbisë ndaj Kosovës, por normalizimi i mardhënieve ndër shtetërore.

”Unë pajtohem me komentet e kosovarëve, por ideja është që komunikimi të mos mbyllet, taksa duhet të vazhdojë të jetë aktive”, ka thënë ajo në RTK.

Sipas saj, mjeti kryesor në politikë është komunikimi por ne duhet ta shohim se cilat janë objektivat tona.

”Ne kemi shtet që s’na njeh si Greqia, por ajo nuk paraqet problem dhe voton pozitivisht në antarësime të ndryshme, pra, qëllimi kryesor s’duhet të jetë njohja, por normalizimi i mardhënieve”, tha Kusari- Lila.