Ljajiq: 30 milionë euro humbje nga taksa e Kosovës

Aktuale December 17, 2018 - 11:50
Lexoni më shumë lajme nga vendi

Zëvendëskryeministri serb Rasim Ljajiq tha sot se nga 21 nëntori deri në 11 dhjetor në Kosovë janë eksportuar për 30 milionë euro më pak mallra nga Serbia qendrore sesa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

“Dëmi është i madh dhe nëse vazhdon dhe nëse ata insistojnë në tarifat shtesë, kjo praktikisht do të thotë se kemi të bëjmë me një tregti të pezulluar plotësisht me përjashtim të markave sporadike ndërkombëtare të cilat ende tregtohen atje”, tha Lajiq për “TV Prva”, transmeton zeri.info

LEXO EDHE: Lajiq: Taksa 100% do t’i ‘zhdukë’ mallrat serbe nga Kosova

Ai shtoi se mallrat me origjinë serbe në Kosovë pothuajse nuk do të ketë nëse do të mbetet në fuqi taksa prej 100 për qind.

Ljajiq thotë se kushti për të vazhduar dialogun është të shfuqizohet taksa prej 100 për qind për mallrat nga Serbia qendrore./Zëri