Shkyçja në Fushë Kosovë, në këtë kohë rikthehet furnizimi me energji elektrike

Aktuale December 16, 2018 - 14:36
Lexo Detajet

Sot një pjesë e madhe e banorëve të Fushë Kosovës kanë pasur reduktime të energjisë elektrike.

E lidhur me këtë, janë prononcuar për “Zeri.info” edhe nga KEDS-i.

Nga Shërbimi i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, kanë thënë se shkyçja ka qenë e planifikuar dhe ka të bëjë me vendosjen e një transformatori të madh në nënstacionin 35/10 Kv.

LEXO EDHE: Gjysma e Fushë Kosovës që 4 orë pa rrymë

“Është shkyçje e planifikuar, për çka janë njoftuar edhe mediat, duke përfshirë edhe Zërin. Bëhet fjalë për vendosjen e një transformatori të madh në nënstacionin 35/10 kV, pra ne stabilimentet e tensionit të lartë. Shkyçja është nga ora 10 deri ne ora 16:00”, është prononcuar në një përgjigjje me shkrim Viktor Buzhala, zëdhënës i KEDS-it./ZERI/