Gjysma e Fushë Kosovës që 4 orë pa rrymë

Aktuale December 16, 2018 - 12:50
Lexo Detajet

Ka më shumë se katër orë që gjysma e Fushë Kosovës ka mbetur pa energji elektrike, ndonëse vendi sot po përballet me temperatura të ulëta, raporton zëri.info.

Shumë qytetarë që jeton në këtë qytet po thonë se situata është alarmante, për shkak të temperaturave të ulëta.

Të dielën që nga mëngjesi në qendrën e thirrjeve të kësaj kompanie askush nuk po lajmërohet, deri sa as zëdhënësi Viktor Buzhala nuk është lajmëruar në telefonin e tij, raporton zëri.info / Zëri