Reagon Gjuriq pas miratimit të rezolutës për dialogun me Serbinë

Aktuale December 15, 2018 - 20:45
Lexo detajet

Marko Gjuriq i ashtuquajturi drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka reaguar pas miratimit të rezolutës për dialogun me Serbinë nga Kuvendi i Kosovës. Ai për Radio Televizionin e Serbisë ka thënë që Prishtina ka emëruar në krye të dialogut Fatmir Limajn i cili e “rrotulloi”, idenë e dialogut duke treguar kështu që nuk është i përcaktuar as për paqen e as për dialogun thuhet të ketë thënë Gjuriq, transmeton “Zëri.info”.

LEXO EDHE: Valon Murati ‘ankohet’ për rezolutën

"Ne do të vazhdojmë, pa marrë parasysh të gjitha presionet, të mbrojmë me forcë inetersin e popullit serb në Kosovë dhe Metohi dhe nuk do të lejojmë që dikush të rrezikojë sigurinë dhe mbijetesën", tha Gjuriq. /ZËRI