Hoti reagon ‘ashpër’ pas miratimit të rezolutës për dialog me Serbinë

Aktuale December 15, 2018 - 20:22
Lexo detajet

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës ka reaguar pas miratimit të rezolutës për dialogun me Serbinë e ku kompetencat mbi dialogun i kanë kaluar Kuvendit të Kosovës. Hoti ka shkruar që ekip negociator është vetëm ushtria, transmeton “zëri.info”.

Po ashtu Hoti ka shkruar që asnjë votim në Kuvend nuk mund ta shmang Kushtetutën.

“Ta kemi te qarte se asnje votim ne Kuvend nuk mund te shmang Kushtetuten. Patforme per dialog eshte vetem Kushtetuta. Nderkaq, ekip negociator eshte vetem Qeveria legjitime”, ka shkruar Hoti në një postim në “Facebook”.

LEXO EDHE: Pas votimit të rezolutës për dialogun, reagon deputeti i LDK-së

Ai tutje ka shkruar që Kosova nuk mund të përfaqësohet në dialog me partinë e shtatë apo të tetë në Kuvend.

“Kosova nuk mund te perfaqesohet ne kete proces te rendesishem me kuazi ekipe dialoguese, nga partia e shtate apo e tete ne Kuvend dhe nga ata qe kane mandate te huaja. LDK do ta mbroje interesin e Kosoves. Nuk ka proces ne Kosove qe mund te zhvillohet pa LDK-ne, partine me mbeshtetjen me te madhe ne vend. Te mos mashtrohet askush”, përfundon reagimi i Hotit. /Zëri.