Pas votimit të rezolutës për dialogun, reagon deputeti i LDK-së

Aktuale December 15, 2018 - 20:12
Lexo detajet

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Haxhi Avdyli ka reaguar pas miratimit të rezolutës për dialogun me Serbinë, nga partitë në pozitë dhe nga PSD-ja. Ai në një postim në “Facebook”, ka shkruar që LDK është duke kërkuar zgjedhje e jo pjesëmarrje në dialog, transmeton “Zëri.info”.

“Ne kerkojmë zgjedhje e jo pjesëmarrje në dialog jo legjitim i transferuar te Presidenti përshkak se kemi Qeveri të pakicës e cila spati e ska guxim ta merr barrën e përgjegjësinë për të udhehequr dialogun”, ka shkruar Avdyli.

LEXO EDHE: Thaçi: Do të punojë bashkë me ekipin negociues

Ky është postimi i plotë i tij pa ndërhyrje:

Ne kerkojmë zgjedhje e jo pjesëmarrje në dialog jo legjitim i transferuar te Presidenti përshkak se kemi Qeveri të pakicës e cila spati e ska guxim ta merr barrën e përgjegjësinë për të udhehequr dialogun.

Ne kërkojmë zgjedhje sepse me Kosovën udheheq nje pakicë prej 39 deputet nga 120. Ajo pakicë morri nja 10 deputetë të Vuqiqit kur u formua, morri nja 4 deputetë nga lista e LDK- së ,ata të AKR-së që morren vota të elektoratit të LDK-së e pak andej e pak këndej e u krijua. Tash po don të udhëheq procesin e dialogun dhe mbijetesën e qeverisë me mandate të vjedhura pa kursyer mjete e metoda abuzive politike vetëm për ta ruajtur postet e pushtetin e mandateve të vjedhura. Në fund të zgjedhjeve ishin 61 deputet shqiptarë që mbeten në opozitë sepse ligji e kushtetuta e jep që koalicioni qe del i pari merr postet kryesore ,pa ju dhënë mundesia e marreveshjeve paszgjedhore e një shumice solide. Prandaj kjo pakicë arrogante që po udheheq me mandate të vjedhura nuk don të matet në popull por të manipuloi me popull e pushtet me blerje deputetësh pa legjitimitet qytetar që sperfaqësojnë më askend përveq veten e tyre. Këto deklarata e rezoluta mbesin shkronja të vdekura në letër sepse sperfaqësojnë vullnetin e shumicës shqiptare dhe nuk kanë kurrfarë vlere. /ZERI