Krasniqi: Të bashkohemi përballë Serbisë

Aktuale December 15, 2018 - 19:20
Lexo detajet

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar sonte rezolutën për dialogun me Serbinë.

Deputeti nga radhët e PSD-së Frashër Krasniqi i cili bashkë me kolegët e tij partiak e votuar këtë rezolutë ka kërkuar që të lihen inatet ndërpartiake e personale dhe të bashkohem përballë Serbisë, shkruan Zëri.info.

LEXO EDHE: Molliqaj për rezolutën: Fitore e madhe e PSD-së

Postimi i plotë i Krasniqit:

Për herë të parë në historinë e vonë të Kosovës:

- Kuvendi e drejton dialogun,

- Kosova përfaqësohet me platformë shtetërore në dialog,

- Opozita merr pjesë të barabartë me pushtetin në delegacion të dialogut,

- Opozita e bashkëdrejton dialogun,

- Shoqëria Civile përfshihet në delegacionin negociues,

- Kuvendi krijon komision që mbikëqyr procesin negociator,

- Marrëveshja përfundimtare me Serbinë do t'i nënshtrohet referendumit, ku populli do ta jap mendimin e tij.

Kjo është zgjidhja më e mirë dhe më gjithëpërfshirëse. Leni inatet ndërpartiake e personale që të bashkohemi përballë Serbisë! /ZERI