Molliqaj për rezolutën: Fitore e madhe e PSD-së

Aktuale December 15, 2018 - 19:16
Lexo detajet

Deputeti i Partisë Socialdemokrate pas miratimit të rezolutës për dialogun me Serbinë të propozuar nga kjo partie  ka quajtur fitore të madhe të PSD-së. Ai po ashtu ka thënë që votimi për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë nuk kalon pa i pasur 80 vota, transmeton “zëri.info”.

“Kjo është një fitore e madhe e PSD-së dhe e qytetarëve të Kosovës. Asnjë individ apo parti nuk mund të vendos për vendin tonë. Këtë vendim e ka në duar qytetari i vendit”, ka shkruar Molliqaj në një postim në “Facebook”.

LEXO EDHE: Ky është gafa e radhës nga Veseli në seancën e sotme

Ky është postimi i plotë i tij:

Me votimin e sotëm të rezolutës sonë për negociatat me Serbinë, Kuvendit dhe qytetarëve të vendit iu kthye vendimmarrja për këtë proces kaq të rëndësishëm për Republikën e Kosovës.

Edhe ata që vazhdimisht vajtojnë dhe nuk japin alternativa, në ndërkohë që negociatat vazhdojnë nga një individ i vetëm dhe pa platformë, do të kenë rol vendimmarrës për marrëveshjen përfundimtare. Pa votimin e 80 deputetëve në Kuvendin e Kosovës, marrëveshja përfundimtare nuk kalon, e këto vota nuk bëhen pa dy partitë tjera opozitare.

Për më tepër, është hera e parë që qytetarët e vendit do të vendosin vetë për miratimin ose jo të rezolutës përmes referendumit. Ndërsa ekipi negociator do t’i raportoj vazhdimisht Komisionit Parlamentar për rrjedhën e negociatave.

Kjo është një fitore e madhe e PSD-së dhe e qytetarëve të Kosovës. Asnjë individ apo parti nuk mund të vendos për vendin tonë. Këtë vendim e ka në duar qytetari i vendit. /ZËRI