Shtyhet seanca për dialogun

Aktuale December 15, 2018 - 15:24
Kjo është arsyeja

Kryeparlamentari  Kadri Veseli ka njoftuar që në Kuvendin e Kosovës nuk ka kuorum për nisjen e seancës për votimin pro rezolutës për dialogun Kosovë-Serbi të propozuar nga Partia Socialdemokrate, raporton “Zëri.info”.

Me këtë rast Veseli ka kërkuar që kjo seancë të shtyhet për orën 16:30.

LEXO EDHE: Seanca vonohet për një orë, Haradinaj thotë që s`ka kuorum

Lidhja Demokratike e Kosovës si dhe lëvizja Vetëvendosje kanë njoftuar që nuk do të marrin pjesë në këtë seancë, teksa partitë në pushtet e kanë mbështetur rezolutën e propozuar nga PSD-ja. /ZËRI