Seanca vonohet për një orë, Haradinaj thotë që s`ka kuorum

Aktuale December 15, 2018 - 15:13
Lexo detajet

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj në një prononcim për media ka  thënë që janë duke pritur që të plotësohet kuorumi në Kuvendin e Kosovës në mënyrë që të fillojë seanca e cila është paralajmëruar të mbahet sot nga ora 14:00, raporton “zëri.info”.

“Pritet dakordimi për një ligj. Vendimi u mor dje, po presim të shohim nëse sot ka kuorum. Nëse ka kuorum përfundon sot, nuk e di a do të vijnë të gjithë deputetët, ende s’kemi kuorum. AAK-ja është gati për seancë”, tha Haradinaj.

LEXO EDHE: Glauk Konjufca i kërkon falje publikisht elektoratit të VV-së

Kuvendi i Kosovës pritet që sot të mbaj seancën e paraparë për të votuar pro rezolutës të propozuar nga Partia Socialdemokrate, për dialogun Kosovë-Serbi. Seanca nuk ka filluar ende edhe pas një orë pritje nga koha e paraparë.

Deri më tani në sallën ku pritet të mbahet seanca në Kuvendin e Kosovës janë parë pak deputetë, teksa Lidhja Demokratike  e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë paralajmëruar që nuk do të marrin pjesë. /Zëri.