Simic: Jemi zhgënjyer plotësisht me bashkësinë ndërkombëtare

Aktuale December 15, 2018 - 10:56
Lexo tjera detaje

Deputeti i Listës Serbe, Slavko Simic tha sot se, populli serb është zhgënjyer plotësisht me bashkësinë ndrkombëtare, që lejuan Kosovën për të formuar Ushtri.

Sipas Simic, me formimin e Ushtrisë u shkelën parimet e të drejtës ndërkombëtare dhe Rezoluta 1244 e Këshillit të OKB’së.

Deputeti seb ka përsëritur mesazhin e presidentit, Aleksandër Vucic ‘Nëse ju sulmojnë, Serbia do të ketë mekanizma për t’ju mbrojtur’.

Ai ka thenë se ky ishte një mesazh i fortë për serbët në veriun e Kosovës sepse ndjehen të sigurtë.

Ju kujtojmë, deputetët e Kuvendit të Kosovës ditën e djeshme kanë votuar tre projektligje, që mundësuar transformimin e Forcave të Armatosura në Ushtri.