Hoti: Shkaku i Haradinajt, Kosova humbi mundësinë për viza

Aktuale December 12, 2018 - 11:20
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka vlerësuar se Kosova e ka humbur momentumin për heqjen e vizave qysh më 2016, raporton Zëri.info.

Në një konferencë për media, Hoti tha se  një gjë e tillë kishte ndodhur pikërisht për shkak të kryeministrit të tanishëm, Ramush Haradinaj.

LEXO EDHE: Hoti: LDK-ja do ta votojë ushtrinë

“Momenti për liberlaizimin e vizave është humbur më 2016 nga kryeministri aktual. Atëherë kemi pasur 77 vota që ta votonim demarkacionin pa Listën Serbe. 
Atëherë e kemi humbur momentumin”, ka theksuar Hoti. 

Hoti tutje ka folur edhe për çështjen e dialogut, me ç’rast ka vlerësuar se ky proces duhet të vazhdojë pasi të ketë legjitimitet të institucioneve./Zeri