Hoti: LDK-ja do ta votojë ushtrinë

Aktuale December 12, 2018 - 10:58
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se ky subjekt politik do ta mbështesë transformimin e FSK-së në ushtri, raporton zeri.info.

Në një konferencë për media, Hoti ka thënë se LDK vlerëson lart mbështetjen e ShBA-së drejt formimit të ushtrisë.

“Grupi parlamentar i LDK-së do ta mbështesë pakon e ligjeve për transformimin e FSK-së. Kosova gëzon të drejtën për t’i pasur Forcat e veta të Armatosura”, theksoi Hoti. 

Ai më tej, tha se institucionet e Kosovës janë munduar qysh nga shpallja e pavarësisë që transformimi të ndodh në dakordim me faktorin ndërkombëtar. 

Ndërkohë, ka konsideruar se FSK me kompetencat që pritet t’i marrë do të kontribuojë në sigurimin e paqes në vend dhe më gjerë. 

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës pritet që këtë të premte ta votojë në lexim të dytë pakon e projektligjeve për ushtrinë./Zeri