Seanca për ushtrinë të premten në ora 10:00

Aktuale December 10, 2018 - 11:59
Lexo detajet

Të premten duke filluar nga ora 10:00, nis seanca plenare e Kuvendit të Kosovës për transformimin e FSK-së.

Seanca plenare e Kuvendit do të mbahet të premten, më 14. 12. 2018, në orën 10:00, në sallën e Kuvendit.

Ndërkaq, Ceremonia në Ministrinë e FSK-së do të mbahet në orën 17:00.

LEXO EDHE: Shefja e Misionit të Kosovës në New York: SHBA e përkrahë formimin e Ushtrisë së Kosovës

Në rendin e ditës do të jenë:

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

 

Sipas kreut të Qeverisë së Kosovës, transformimi i FSK-së është në përputhje me angazhimet bilaterale dhe multilaterale të Kosovës me shtetet anëtare të NATO-s, sikurse edhe me Selinë Qendrore të NATO-s.