Vuçiq paralajmëron zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare

Aktuale December 10, 2018 - 10:35
Lexo detajet

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq mbajti mbrëmë mbledhjen e kryesisë së SNS dhe tha se është gati, menjëherë pas zgjedhjeve në Luçan, të merr vendim për zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare. Ai i urdhëroi të gjitha organizatat partiake për t'u përgatitur për atë mundësi, raporton portali serb "Blic", transmeton zeri.info

Shumica e pjesëmarrësve mbështetën mundësinë e shpalljes së zgjedhjeve dhe pritet që vendimi përfundimtar të bëhet javën e ardhshme.

LEXO EDHE: I kërkohet Vuçiqit t’i shpallë zgjedhjet në veri!

Vuçiç deklaroi para kryesisë së SNS-së se “ai nuk do të vuajë nga presioni dhe shantazhet e rrugëve, dhe sidomos jo në kohën kur populli serb po ‘kryqëzohet’ në Kosovë si dhe nga mashtruesit dhe hajnat më të këqij që mund kthejnë vendin përsëri në vitin 2000 dhe përsëri të shkatërrojnë gjithçka që është ndërtuar me mund”./Zëri