'Specialja është themeluar me ndihmën e Thaçit'

Aktuale December 10, 2018 - 09:35
Lexo detajet

Zafir Berisha, ish- komandant i UÇK-së dhe shef i shtabit të Zonës Operative të Pashtrikut, i cili njëherësh është edhe deputet nga radhët e Nismës, ka thënë për “Zërin” që pavarësisht se kanë filluar indikacionet e para të fillimit të punës së Gjykatës Speciale, përsëri, sipas tij, kjo e fundit është e padrejtë dhe e njëanshme.

“Edhe në mandatin e kaluar si deputet, por edhe sot them se Gjykata Speciale është e njëanshme dhe ka tendencë që të barazohet lufta dhe gjenocidi serb me luftën çlirimtare që ka bërë UÇK-ja dhe shqiptarët e Kosovës. Ftesa që i është bërë komandant ‘Remit’ nga kjo gjykatë e që nuk dihet nëse do të jetë në cilësinë e të akuzuarit ose dëshmitarit është fillimi i misionit të Gjykatës, për të cilën është themeluar ajo me ndihmën e Hashim Thaçit”, ka theksuar Berisha.

Mirëpo pavarësisht kësaj Berisha ka thënë se askush nuk do të mundë ta njollosë luftën e UÇK-së.

LEXO EDHE: Specialja 'trazon' politikën

“Unë mburrem që kam qenë pjesë e UÇK-së, jam krenar për këtë dhe më vjen keq që nuk kam mundur të bëjë edhe më shumë sesa që kam bërë. Kjo gjykatë përkohësisht do t’u japë material njerëzve dashakeq, atyre që kanë qenë vandalë të politikës së Serbisë dhe e vajtojnë mungesën e Serbisë tash e disa vjet në Kosovë, por përndryshe jo Gjykata, por askush nuk mundet ta njollosë luftën e UCK-së”, ka thënë ndër të tjera Berisha.

Mes të tjerash ai ka thënë që përmes krijimit të Gjykatës Speciale po tentohet të fajësohet UÇK-ja për luftën e bërë dhe jo fajtori i vërtetë e që është Serbia. /ZËRI