Politikanja serbe: BE-ja ka kushtëzuar integrimin e Serbisë me dialogun

Aktuale December 09, 2018 - 09:42
Lexo detajet

Ish-zëvendëskryeministrja dhe -ish-ministrja e Integrimeve Evropiane në Qeverinë e Serbisë, Suzana Grubjeshiq, thotë se procesi i integrimeve evropiane të Serbisë nuk do të përshpejtohet derisa të mos ketë progres në dialogun me Kosovës dhe Serbisë.

Siç shkruajnë mediat serbe, Grubjeshiq, e cila aktualisht është Sekretare e Përgjithshme e Lëvizjes Evropiane në Serbi, tha se të hënën në Bruksel në konferencën ndërministrore Serbia do të hap dy kapituj, edhe pse kishte përgatitur shtatë pozicione negociuese.

LEXO EDHE: “Petroviq u ndalua nga BIA serbe”

“Dy kapituj ishte maksimumi që kemi mundur të marrim, derisa të mos shihet progres në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Grubjeshiq, përcjell Telegrafi.

“Është e qartë se derisa të mos merren vendime politike në dialog, që ka të bëjë me kapitullin 35, dhe pastaj në kuadër të kapitujve 23 dhe 24 që përfshinë sundimin e ligjit, Serbia nuk do të mund të përshpejtojë procesin e integrimit evropian”, tha ajo.