Këshilltari i Haradinajt: Për Ushtrinë jemi në koordinim me aleatët tanë

Aktuale December 07, 2018 - 20:12
Lexo detajet

Erolld Belegu ka thënë se çështja e krijimit të Ushtrisë së Kosovës do të jetë produkt i përbashkët të të gjitha forcave politike në vend dhe se nuk duhet diskutuar për merita.

Këshilltari i Kryeministrit Ramush Haradinaj ka thënë se LDK është duke bërë deklarata populiste nga frika se meritat për krijimin e ushtrisë do të mbesin Haradinajt, njofton Klan Kosova.

“Kemi përkrahje të plotë për ushtri, pa asnjë pengesë, ushtri fuqiplotë. Kosova po bën transformimin më ligj sepse nuk i kemi 2/3 e votave nga pakicat. E vetmja diferencë është emri. FSK do ta ketë mandatin e plotë të një ushtrie, me kapacitete të limituara për shkak të fuqisë tonë”, ka thënë ai.

“Është meritë e të gjithëve. LDK ka thënë nëse dështon është meritë e juaja, nëse jo jemi krejt bashkë. Në të kaluarën në mandatin e kaluar kur kryeministri ishte nga LDK është provuar të bëhet kjo dhe ka dështuar. Për menaxhim nuk mund të na akuzojnë. FSK, Qeveria, Presidenca i kanë informuar të gjithë aleatët tanë. Ju siguroj që tërë procesi është në koordinim me aleatët kryesorë”.

LEXO EDHE: Anëtari i LDK-së: Haradinaj nuk i ka meritat për ushtrinë

Belegu është shprehur në Info Magazine se me qëllim është vendosur që votimi të bëhet më 14 dhjetor në mënyrë që paraprakisht të mbahej takimi i Ministrave të NATO-s – i mbajtur ditë më parë.

Ai ka thënë se në këtë mbledhje kanë qenë vende si Sllovakia, Rumania, Greqia dhe Spanja që e kanë kundërshtuar themelimin e Ushtrisë së Kosovës.