Veseli:Opozita të riinicojë kërkesën për seancë

Aktuale December 04, 2018 - 18:16
Lexo tjera detaje

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli pas mbledhjes së kryesisë tha se ka kërkuar nga partitë në opozitë të riinicojnë prapë kërkesën për seancë të jashtëzakonshme.

"Jam munduar t'i jap hapësirë opozitës. Edhe vendimmarrja e mëhershme u ngrit me shqetësime të kolegëve. Kam kërkuar nga opozita të përgjigjen në shqetësimet që i patën pozita. Nuk patë reagim. Ne kemi marrë dy shkresa, njëra ka qenë flagrante për faktin se dy deputetë kanë treguar se nuk kane qenë të njoftuar se është thirrur seancë. Edhe sot kam kërkuar nga opozita që ta riinicojn kërkesën për seance të jashtëzakonshme. Po ta kishte bërë një gjë të tillë pozita, opozita do të therras qytetarët të dalin në protesta", tha ai.

Ai në fund bëri të ditur se seanca e paraparë për sot ku do të diskutohet edhe për dialogun me Serbinë, do të mbahet/ZËRI