Deda tregon se çka ndodhi me tërheqjen e nënshkrimeve për seancën e jashtëzakonshme për viza

Aktuale December 04, 2018 - 17:51
Lexo tjera detaje

Themeluesi i Partisë Alternativa njëherit deputet i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda ka sqaruar çështjen e tërheqjes së nënshrkimeve sa i përket seancës së jashtëzakomshme e cila është paraparë të nis pas orës 17:00-të.

Deda ka thënë se e gjitha kjo ka ndodhur për shkak të një gabimi teknik, por ka theksuar se sa i përket votimit të rezolutës së PSD-së, nuk ka harmonizim të subjekteve partiake për ta miratuar, njofton Klan Kosova.

”LDK-ja ka dërguar shkresë ku ka sqaruar se ka qenë gabim teknik nga ana e tyre. S’na ka pyetur askush nëse duam të mbajmë seancë a po jo. Hoti tha se është gabim taknik ndaj edhe e pranova, ngjashëm e dërgova edhe unë në kryesinë e kuvendit”.

LEXO EDHE: LDK dyshohet se ka falsifikuar dy nënshkrime për seancën e jashtëzakonshme

”Sot është duke ndodhur dicka tjetër në Bruksel, kemi 22 deputetë europarlamentarë ku kanë dërguar shkresë ndaj BE-së ku Europa është treguar jokorrekte ndaj qytetarëve të Kosovës”.

”Vendimet e Qeverisë mund t’i diskutojmë sa herë që duam. Nuk dua ta shoh liberalizimin e vizave si betejë të brendshme të Kosovës”.

”Ata thonë se i kemi përmbushur kriteret por kemi disa shtete të cilat nuk e njohin Kosovën e po ashtu dhe BE-ja është ajo e cila nuk po i përmbush detyrat karshi Kosovës”.

”Kemi pasur një seancë të gjatë që kemi analizuar rezolutën. Jemi harmonizuar për projektligjin për delegacionin shtetëror, për alternativën ose votohen të dyjat ose asnjëra”.

”Mua nuk më duket që ka harmonizim për votimin e rezolutës së PSD-së por them lirisht që PSD dhe Alternativa kanë qëndrime të harmonizuara”.

”As LDK e as Vetëvendosje nuk janë konsultuar me ne në lidhje me këto zhvillime e është mirë që herave të tjera kjo të ndodhë sepse jemi katër parti opozitare”.