LDK dyshohet se ka falsifikuar dy nënshkrime për seancën e jashtëzakonshme

Aktuale December 04, 2018 - 17:17
Lexo tjera detaje

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje sot kanë thirrur seancë të jashtëzakonshme, duke i ofruar në Kuvend nënshkrimet e 42 deputetëve, raporton"Zëri.info". 

Mirëpo ka dyshime që LDK ka falsifikuar dy nënshkrime, atë të Doruntina Malokut dhe Vjosa Osmanit pasi që këto te dyja janë jashtë vendit dhe nuk do të marrin pjesë ne seancë.

Përndryshe partitë në pozitë kanë bojkotuar seancën.

Ndërkaq, deputeti Ilir Deda dhe deputetja Mimoza Kusari-Lila nga Alternativa nuk i kanë dhënë nënshkrimet e tyre për seancën e jashtëzakonshme të thirrur sot nga opozita lidhur me liberalizimin e vizave./ZËRI